Ka përfunduar përballja mes KB Pejës dhe KB Prizrenit, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për Ligën Unike, ndërsa rezultati numërohet edhe në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në palestrën “Karagaçi” të Pejës, basketbollistët e Prizrenit ia kanë shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon KB Pejës, raporton KosovaPress.
Prizrenasit e fituan ndeshjen kundër Pejës me epërsi prej gjashtë pikësh, respektivisht me rezultat 81:75 (15:21, 27:15, 21:19, 18:20).
Dachon Burker i Prizrenit ishte ylli i ndeshjes me plot 33 pikë të regjistruara, si dhe tetë kërcime e katër asistime.
Ndërkaq, te Peja basketbollisti më i mirë ishte Rodney Purvis me 14 pikë e një kërcim.
Rezultati final i ndeshjes, 81:75 në favor të Prizrenit.