MPJD thotë se do të angazhohet intensivisht për lirimin e Maqastenës, thirrje BE-së për angazhim aktiv

MPJD thotë se do të angazhohet intensivisht për lirimin e Maqastenës, thirrje BE-së për angazhim aktiv

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është duke u angazhuar intensivisht për rastin e arrestimit dhe paraburgosjes nga ana e Serbisë të shtetasit kosovar Blerim Maqastena.

MPJD vlerëson se autoritetet serbe nuk janë sjellë në mënyrë të duhur për këtë ngjarje, duke neglizhuar komunikimin dhe ndarë informacionet e nevojshme për rastin, dhe nuk po i marrin parasysh rrethanat në të cilat është bërë kalimi kufitar, ku dy qytetarët e Kosovës, për shkak të kushteve atmosferike, pa dashje kanë dalë në territorin e vendit fqinj.

MPJD me të kuptuar se njëri qytetar është liruar, ndërsa Maqastenës i ёshtё vazhduar masa e paraburgimit edhe për 30 ditё, përmes Misionit të Posaçëm Diplomatik në Serbi, ka dorëzuar kërkesë formale pranё Gjykatës sё Prokuples, pёr tё lejuar Shefin e Misionit, Ambasadorin Jetish Jashari, që ta vizitojё Blerim Maqastena nё qendrën e paraburgimit nё Prokuple ku ёshtё duke u mbajtur. Vizita ёshtё aprovuar dhe do tё realizohet sot paradite, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, MPJD sqaron se ‘misioni ynë në Beograd, do të tё jetё nё komunikim të vazhdueshëm me familjen, si dhe me avokatin mbrojtës tё  Maqastena, qё të ofrojë ndihmën e vet nё kuadër tё kompetencave dhe fushёveprimit tё pёrcaktuar, nё mёnyrё qё Maqastena ta ketё tё gjithё ndihmёn e mundshme nё pёrballjen e tij me organet e gjyqësore tё Serbisë’.

MPJD do të ofrojë të gjithë përkrahjen e nevojshme institucionale për këtë rast dhe do të parashtrojë kërkesa të vazhdueshme pranë Bashkimit Evropian, si ndërmjetësues i dialogut të Brukselit, që të ndikojë tek autoritetet në Serbi, për ta liruar shtetasin kosovar dhe rastin ta kalojë tek autoritetet kosovare për trajtim të mëtejshëm.

Video