MPJ bëhet horë me postimin e saj në gjuhën angleze

MPJ bëhet horë me postimin e saj në gjuhën angleze

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës Teuta Sahatqija ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për postimin e fundit në Twitter duke thënë se është me plot gabime në gjuhën angleze dhe se me këtë është bërë horë shteti i Kosovës.


“Si ta komentoj këtë tweet të ‘sertë’!!! Më shumë kisha pasur dëshirë të mendoj se Twitteri i MPJ-së është hakuar se sa të lexoj si Kosova ia tregon vendin Putinit, Vuçiqit e besa e udhëzon Evropën se çfarë duhet të bëjë. Kosova në zgjidhje të problemeve globale me një anglishte të nivelit fillestar. Merrni more dikë që di anglisht së paku se horë po e bëni shtetin”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq me mbi 30 tanke, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojnë aleatët. Kosova është gati”, thuhej në postimin e MPJ-së në gjuhën angleze.

Lexo edhe

Video