Mourinho thotë se ishte viktimë e suksesit të tij

Mourinho thotë se ishte viktimë e suksesit të tij

 Trajneri i ri i Romës Jose Mourinho beson se ka qenë viktimë e suksesit të tij.

Ish-trajneri i Interit Mourinho rikthehet në Serie A në sezonin 2021/22 pasi që është emëruar në krye të Romës, pas shkarkimit nga Tottenhami në prill, përcjell KosovaPress.

Trajneri portugez ka pasur një karrierë të bujshme, duke fituar shtatë tituj të ligave dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve, gjatë kohës sa ishte trajner i Portos, Chelseat, Interit dhe Real Madridit.

Sidoqoftë, që nga fillimi i sezonit 2012/13, Mourinho ka fituar vetëm një titull të ligës, atë të Premier Ligës angleze me Chelsean në sezonin 2014/15.


Në një ekstrakt të marrë nga libri i ri “Stay Crazy and Hungry” që raportohet nga “Marca”, Mourinho mendon që suksesi i tij i hershëm ka kontribuar te fokusi vetëm për të fituar, gjë e cila nuk i ka ndihmuar viteve të fundit.

“Kam qenë viktimë e vetës sime dhe nëse do të kisha mundësinë, do të ishte një nga gjërat që nuk do t’i përsëritja. Unë kam fituar shumë dhe kisha hyrë në një botë ku humbja dukej sikur fundi i botës”, ka thënë Mourinho.

“Unë, personalisht, për shkak të personalitetit tim, bëra që përgatitjet, ndeshjet, dhe puna ishin vetëm për fitore, dhe kur vija në situata që ishte e vështirë për të fituar, gjë që për disa trajnerë është normale, por në rastin tim nuk ishte kurrë e pranueshme. Të mos fitosh ishte dështim i plotë, por kjo nuk është e vërtetë”, shtoi trajneri portugez.

Para se t’i bashkohej Romës, Mourinho ishte trajner te Tottenhami në Premier Ligë, ku kishte regjistruar fitore në 51.2% të ndeshjeve dhe duke mos e ngritur asnjë trofe.

Lexo edhe

Video