Mourinho parashikon çiftet gjysmëfinale: “Italia kalon tutje, po ashtu edhe Spanja sepse nuk po luan Xhaka”

Mourinho parashikon çiftet gjysmëfinale: “Italia kalon tutje, po ashtu edhe Spanja sepse nuk po luan Xhaka”

Trajneri portugez José Mourinho ka bërë një parashikim të detajuar mbi atë se cilat skuadra do të kalojnë në fazën gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Mourinho do të punojë në Itali në sezonin e ardhshëm pasi ka pranuar ta drejtojë Romën, por duke qenë i angazhuar si analist sportiv në “talkSport”, ai ka dhënë parashikimin e tij për të gjitha ndeshje çerekfinale të Euro 2020 që zhvillohet sot dhe nesër.

“Anglia do të kualifikohet me siguri dhe unë do të thosha që edhe Danimarka do të triumfojë kundër Republikës Çeke,” parashikoi ish-trajneri i Tottenham Hotspur.


Por, Mourinho dha një përgjigje shumë interesante kur u pyet për ndeshjen Belgjikë-Itali.

“Belgjika kundër Italisë? Kjo është një gjë e madhe. Nëse nuk them Italia, nesër zbarkoj atje dhe ata më vrasin, kështu që duhet të them Italia.”, theksoi Mourinho.

Ndërsa për ndeshjen Spanjë – Zvicër, Mourinho parashikoi që “Furia e Kuqe” të kalojë në gjysmëfinale dhe kjo sipas Mourinhos do të ndodh për shkak të mungesës së mesfushorit Granit Xhaka.

“Dhe unë them Spanja fiton kundër Zvicrës, por kjo është një tjetër ndeshje e madhe dhe Xhaka nuk po luan.”

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.