Mourinho e merr atë që e dëshiroi, Fenerbahce e transferon sulmuesin maroken nga Sevilla
Lexohet për: 1 min.
4-Mourinho
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjiganti turk, Fenerbahce ka bërë zyrtare sot transferimin e sulmuesit maroken, Youssef En Nesyri nga Sevilla.

En Nesyri ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare dhe mediat raportuan se Fenerbahce pagoi një tarifë prej 20 milionë eurosh, duke tejkaluar tarifën e mëparshme më të lartë të transferimit të paguar, 15 milionë euro në Olympique de Marseille për Cengiz Under, raporton KosovaPress.

En Nesyri e ka kaluar karrierën e tij si lojtar në Spanjë, duke iu bashkuar Sevillas nga Leganes në vitin 2020 dhe ka shënuar 51 gola në 143 ndeshje në La Liga dhe duke i ndihmuar ata të fitojnë dy tituj të Ligës së Evropës.

En Nesyri ka shënuar 20 gola në 73 ndeshje për Marokun dhe ka luajtur në katër Kupa të Kombeve Afrikane.

Fenerbahce është nënkampion në Super Ligën Turke të sezonit të kaluar, skuadër kjo e drejtuar nga Jose Mourinho. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025