Motta: Luajtëm me shpirt kundër Cityt
Sport
Lexohet për: 2 min.
Juventus pa nëntë lojtarë ndaj Lecces në Serie A
Foto Arkivë
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Thiago Motta thekson se Juventusi e ndoqi planin e tyre të lojës në mënyrë perfekte për të mundur Manchester Cityn 2-0 në Champions League. “Bianconerët” e dinin se presioni ishte i madh, pasi ata ishin në tetë pikë së bashku me Manchester Cityn duke shkuar në këtë përballje.

Të dyja skuadrat duket se janë në krizë për momentin, por Juve doli fitues 2-0 në Torino falë goli me kokë të Dusan Vlahovic dhe një tjetër nga Weston McKennie për t'i ngritur ata në tabelë.

“Ne luajtëm me zemër dhe shpirt, por edhe me kokë, me dëshirën për t'i bërë gjërat në mënyrën e duhur,” tha Thiago Motta për Amazon Prime Video Italia.

“Ne e dinim para ndeshjes se do të duhej të mbroheshim thellë shumë më tepër se zakonisht, por e bëmë atë së bashku si ekip. Edhe në sulm, duhej të shkonim bashkë, të godisnim në kohën e duhur dhe kështu bëmë. Është një fitore e merituar, djemtë bënë mirë dhe ne gjithashtu kishim disa lojtarë të rikthyer nga lëndimi, që do të thotë se stafi ynë mjekësor po punon mirë për t'i sjellë lojtarët në formë të mirë”, la thënë italiani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024