Moti sot, këto do të jenë temperaturat

Moti sot, këto do të jenë temperaturat

Mëngjesi i sotëm do të jetë i ftohtë e me ngrica. Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira kalimtare e herë-herë edhe intervale me diell.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa makinalet do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikoj që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius. Të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore. Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lexo edhe

Video