Moti sot i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë Celsius

Moti sot i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë Celsius

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i nxehtë. Temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius.

“Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).


Nga IHMK njoftojnë se në fundjavë do të ketë ndryshim të temperaturave.

“Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat  do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi”, njofton IHMK.

Tutje në njoftim, nga IHMK thonë se “Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë”.

Lexo edhe

Video

error: