Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht nxehtë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.