Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë se temperaturat minimale do të sillen mes 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 23 dhe 26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, e lehtë deri mesatare.