Moti për sot

Moti për sot

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në viset më të larta do të ketë edhe riga të dobëta të shiut.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në vise të larta. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Të enjten parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët, i shoqëruara me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim të vendit parashihen reshje më të dendura. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, ka njoftuar IHMK.

Lexo edhe

Video