Moti për pesë ditë, ftohtë, ngrica e temperatura -11 gradë Celsius

Moti për pesë ditë, ftohtë, ngrica e temperatura -11 gradë Celsius

Me mot të ftohtë dhe me ngrica do të mbizotëroj gjatë javës së tretë të shkurtit në Kosovë.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  (IHMK) njofton se parashihen edhe reshje bore, ndërsa të enjten pritet ngritje graduale në fushat termike në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 gradë Celsius deri në -4 gradë Celsius. Kurse ato maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

“Java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara. Deri të enjten do të ketë ngrica. Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, njofton IHMK.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.