Moti për nesër

Moti për nesër

Të dielën mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Kjo situatë stabile meteorologjike vjen si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit, të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë.


Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e Kosovës, me luhatje të lehta në vlerat e temperaturave ekstreme, minimaleve dhe maksimaleve.

Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lexo edhe

Video