Moti për dy ditët e ardhshme, temperaturat deri në minus 10 gradë Celsius

Moti për dy ditët e ardhshme, temperaturat deri në minus 10 gradë Celsius

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 10 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lexo edhe

Video