Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat parashihen të sjellin reshje lokale shiu të shoqëruara me rrufe.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-30 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlerat e rrezikut, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi    1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lexo edhe

Video