Moti për dy ditët e ardhshme
Lexohet për: 1 min.
Moti-4
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Të shtunën mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende kryesisht në rrafshin e Dukagjinit pritet të sjellin riga të dobëta shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 28 deri 32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht vranësirat do të jenë të fokusuara përgjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Shkalla e avullimeve është e lartë dhe në këto temperatura humbjet e sasive të lagështisë, të formuara si rezerva gjatë muajit maj, janë duke  humbur mesatarisht pesë litra për metër katror, gjë që edhe kushtet agrometeorologjike janë duke u keqësuar, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025