Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.


Sipas njoftimit, në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut  të shoqërohen edhe me borë.

“Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius., ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video