Moti javën e ardhshme, priten rrufe e shtrëngata
Lexohet për: 2 min.
Moti javën e ardhshme, pritet borë në viset e larta malore
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mot stabil, kryesisht i qetë dhe me temperatura tipike vjeshtore parashikohet deri kah mesi i javës së ardhshme, teksa të enjten dhe të premten parashihen vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshjet e shiut do të jenë në formë shtrëngate.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Ditën e mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/ metër për sekondë.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 19 – 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025