Moti javën e ardhshme, do të ketë reshje shiu e bore

Moti javën e ardhshme, do të ketë reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër mbi vendin tonë parashihet të ketë reshje shiu që gjatë natës do të shndërrohen në reshje bore.

Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë. Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion.


Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje, por të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 5 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik.

Se a do të ketë reshje bore apo jo gjatë festës së motmotit, IHMK do të dalë me njoftim një javë më herët, kur do të kenë një pasqyrë më të saktë për situatën sinoptike, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

error: