Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e dhjetorit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit, në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.
“Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, ka thuhet në njoftim.