Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Moti gjatë javës

Moti gjatë javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të parashikimit, do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.


Sipas institutit, vranësirat gjatë orëve të vona të ditës së hënë dhe pjesës së parë të ditës së marte, parashihen të sjellin reshje shiu.

“Në mëngjes nëpër lugina parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

error: