Moti gjatë javës së ardhshme

Moti gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.


Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius..

“Të martën. Mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me kushte për riga të intensitetit të dobët. Në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Të mërkurën. Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Të enjten. Mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsis. Edhe dita e premte do të ketë kushte afërsisht të ngjashme me ditën e enjte, por në fushat termike parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video