Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të javës së fundit të muajit maj, do të jetë mot kryesisht i vranët dhe me intervale te gjata me diell.


Sipas institutit, deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik. “Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuaj çdo ditë por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm. Në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellën me stuhi dhe breshër. Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara. Sa i perketë temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës. Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video