Moti gjatë javës së ardhshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29gradë Celsius.

Sipas institutit, të martën do të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.

Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius..

“E mërkurë. Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen  duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që të krijohen erëra të përcjellura me stuhi. E enjte-Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shpërndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme, krahasuar me reshjet e ditës së mërkurë. Të premten – Mot me vranësira dhe intervele me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Vlerat e temperaturave ekstreme do të jenë afërsisht të ngjashme me ato të ditës së mërkurë. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike”, thuhet në njoftim.

Muaji qershor u përmbyll me sasi rekorde të reshjeve në raport me mesataret e viteve tjera. Pothuaj se në të gjitha stacionet janë regjistruar mbi 100mm reshje, përpos lindjes dhe juglindjes ku kemi më pak se 100mm reshje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024