Mot me diell sot dhe nesër

Mot me diell sot dhe nesër

Pas reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë vendin, situata meteorologjike po shkon drejt stabilizimit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që për tre ditët në vijim moti do të jetë i mirë.


Të premten dhe të shtunën do të jetë mot me diell  i shoqëruar me vranësira dhe me erëra të lehta dhe pa reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Indeksi UV nga 6-8 (i lartë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Lexo edhe

Video