Mot i nxehtë në fundjavë

Mot i nxehtë në fundjavë

Në fundjavë mot i nxehtë, me mundësi për rrebeshe e bubullima. Java e ardhshme fillon me më shumë kthjellime dhe më nxehtë.

Sipas Prishtina Weather, fundjava parashihet të dominohet nga mot i nxehtë, por edhe i paqëndrueshëm, ku orëve të pasdites shfaqen sërish mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Vende-vende rrebeshet mund të zhvillohen edhe në formë stuhishë me erë apo edhe breshër lokalisht.


“Në fillim të javës vijuese po pritet të kemi mot më të nxehtë dhe kryesisht me diell, me një tendencë të rritjes së mëtutjeshme të temperaturave në pjesën e dytë. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira në fundjavë. Edhe përgjatë fundjave, indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta. Në këto raste edhe rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës. 25.06 – Kryesisht me vransira.  Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, me mundësi që të zhvillohen edhe në formë stuhishë. 26.06 – Më shumë intervale me diell.  Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. 27.06 – Nxehtë e kryesisht me diell. 28.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. 29.06 – Më nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat me tendencë të rritjes.  Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet të dielën zbresin në 28C, e deri të mërkurën rriten në 33C, lokalisht edhe 35C e 36C. Të shtunën do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e nga e diela nga krahu verior 5-1m/s”, thuhet në njoftim.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes së lehtë.

Lexo edhe

Video