Mot i ndryshueshëm, parashihen edhe reshje shiu

Mot i ndryshueshëm, parashihen edhe reshje shiu

Ndryshe prej javës që lamë pas kur moti ishte kryesisht me diell këtë vikend moti në Kosovë do të jetë edhe me reshje të dobëta të shiut.

Vende-vende parashihet që të dielën të ketë edhe reshje të dobëta bore.


Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët. Vikendi, kryesisht dita e diele, do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në borë. Parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh, si pasojë e këtyre proceseve dinamike që parashihen të ndodhin në troposferë”, thuhet në njoftimin e IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.

Lexo edhe

Video