Mosrespektimi i masave, për dhjetë ditë 2045 dënime në Gjakovë, Rahovec e Malishevë

Mosrespektimi i masave, për dhjetë ditë 2045 dënime në Gjakovë, Rahovec e Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë që nga 13 nëntori, ka shqiptuar 2045 dënime mandatore, së bashku, si dhe janë dhënë një numër i konsideruar i vërejtjeve për shkelësit e orarit të kufizimit të lëvizjes, për ata që kanë zhvilluar aktivitete në mjedise private dhe për ata që nuk kanë bartë dhe mbajtje maskat mbrojtëse.


Drejtoria Rajonale e policisë në Gjakovë si pjesë e rëndësishme dhe kyçe në implementimin e strategjisë të Qeverisë së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka, qoftë duke mbështet mekanizmat tjerë, shëndetësor, inspektorëve  komunal dhe atyre rajonal dhe institucioneve tjera për kryerjen e detyrave të tyre, po në të njëjtën kohë me veprimet drejtpërdrejta ka luajtur dhe luan rol shumë të rëndësishëm në uljen e faktorëve për përhapjen e kësaj pandemie.

“Policia si rezultat i një pune të madhe policore, më vërejtjet e saja ndaj qytetarëve ka ndikuar në shkallën e vetëdijesimit, ndërgjegjësimit dhe ngritjen e nivelit të respektimit të masave të nxjerra nga Qeveria e Kosovës, por nuk ka anashkaluar dhe sanksionimin  e qytetarëve të pandërgjegjshëm në përputhje më dispozitat ligjore”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

error: