Mosha e kandidatit për kryesues të bordit të AKP-së, përplas Kusarin dhe Lekajn

Mosha e kandidatit për kryesues të bordit të AKP-së, përplas Kusarin dhe Lekajn

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar të mërkurën listën e emrave të propozuar nga qeveria për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Por gjatë diskutimit pati debat e përplasje verbale mes deputetëve të opozitës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi teksa foli për emërimet e bordeve nga qeveria, tha se kjo e fundit është bërë ‘Pronto 2’. Derisa theksoi se fillimisht para komisionit është dashur të sillej plotësim-ndryshimi i ligjit dhe jo emrat për anëtarë të bordit.


Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj pati kritika për Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilët tha se në këtë mënyrë do ta bankrotojnë shtetin.

E debati plasi kur ai përmendi moshën e kryesuesit të Bordit, Nazmi Mikullovcit, i cili është 78 vjeç.

“Sa presidenti i Shteteve të Bashkuara, 78 vjeçari Joe Biden.
 Lekaj: ‘E nderume, mendoj që njerëzit me mentalitet të ish-sistemit nuk munden me ndërhy’.
Kusari: ‘Z. Lekaj duheni me e pas të qartë që diskriminimi nuk bëhet vetëm në baza etnike e gjinore, por edhe kjo që ju po proklamoni këtu është i tillë.
Ju kisha lutë të keni kujdes. Me të njëjtën moshë është presidenti i ShBA-së, ju më folni për freski. Koncepti juaj i freskisë s’di çka nënkupton, kjo është gabim’. Lekaj: ‘Më e qetë, je duke mashtruar publikun’.
Shala: Nuk ka diskriminim sepse para pak ditësh, javësh, këtu ju, një kolegut tjetër e pyetshi saktë ‘t’i paske dalë në pension’. Bunjaku – Rexhepi: ‘Po ti vet personalisht ke thënë, lypni procesverbalet’”.

Lexo edhe

Video