Mos i fyeni oficerët e policinë!

Mos i fyeni oficerët e policinë!

Nëse ju fryrjen e keni virtyt tuajin në politikbërjen antishtetërore, mos vazhdoni ti fyeni edhe njerëzit e uniformës. E fyerja më e madhe do të jet nëse provoni ti detyroni të tërhiqen në mënyrë jo profesionale, pa plan dhe pa përmbushur objektivin pse janë atje. 

Ju nuk e ndjeni fyerjen që i bëtë vetes duke bërë marrëveshje mbi marrëveshje, e pastaj të dilni edhe nga ajo që veç kishit vu në zbatim me mbi 10 mijë “tabela provuese” që duhet ti rimbursoni, por tani do ti poshtëroni oficeret e doganës të mbulojnë shenja me “plasmas” e “stikera”, lojëra fëmijësh ashtu siç jeni ju në marrëzinë tuaj politike.

Nëse ju bëtë gabimin politik dhe qesharak që e sollët vendin në këtë situatë ku më s’mund të veproni si shtet në atë pjesë të territorit, për çka i detyruat edhe oficerët e planifikimit dhe ata komandues të policisë të marrin vendime të imponuara, si pasojë të ndërtojnë një plan operativ që faktikisht i futi në kurth edhe njësitë më elitare të shtetit për operacione speciale, tani mos i poshtëroni më tej.

Lejoni ta ndërtojnë planin e tërheqjes sipas logjikës ushtarake të sigurisë, që ata dinë ta bëjnë e mos i poshtëroni duke ju imponuar veprime amatore që e fyejnë dinjitetin e tyre profesional ushtarak.

Edhe nëse qeveria u dakordua për tërheqjen e Njësive për operacione speciale, nga veriu i vendit, problemi është se janë të bllokuara nga barrikadat edhe po të duan nuk tërhiqen dot. 

Prandaj, si rregull së pari duhen hequr barrikadat, e pastaj njësitë e tilla vazhdojnë sipas planit operativ apo i lëshojnë radhën KFOR, sipas marrëveshjes së kryenogociatorit të tradhtisë dhe kthimit të Serbisë në Kosovë. 

Heqja e barrikadave dhe pengesave tjera nga rruga bije edhe në domenin e detyrave operacionale ndër tjera, atje në veri të vendit që ju tashme po i jepni identitet tjetër sa i përket trajtimit dhe zbatimit të ligjshmërisë në atë zonë. 

Vërtetë z. Kryeministër, ka një politikë unike sa i përket “asociacionit”. Por, kjo që po bëni tani dhe sa ditë në vazhdim faktikisht këtij regjioni po i jep statusin e territorit jashtë juridiksionit institucional të Kosovës.


E fundit, për turpin e radhës që po i sjellni Kosovës nga politikbërja juaj e gabuar meritoni lapidar në Beograd. 

Ditë më parë bëtë një marrëveshje për hapjen e arkivave. Kështu i krijuat Serbisë edhe një alibi (pasi ajo mbi “shtëpinë e verdhë” dështoi në TS në Hagë) tani kjo me arkivat do të mbaj Kosovën peng të dialogut edhe për disa vite. Kurse me këtë marrëveshjen nr 2, Kurti-Vuciq, s’po bëni asgjë më tepër veç po i ktheni shërbimin Vuciqit në politikë. 

Me ketë provokim arritët që ti jepni shansin Vuciqit t’iu bëj “Hero” të politikes kosovare, ashtu siç na i ka bërë gjithmonë “heronjtë” në politikë Serbia, kurse ne i kemi besuar e votuar me shumicë, deri sa e kemi kuptuar se kush janë. 

Por, tani po flasim për një popull jo më injorant të komunizmit dhe ideologjive politike e fetare siç po provoni ju t’iu qaseni me aktrimin tuaj prej myslimani të devotshëm. Tani kemi një rini që do ju lexoj më shpejt nga që mendoni. 

Por, koston e këtij argati, e keni zgjedhur të rëndë për vendin dhe historinë tonë të dhimbshme. 

Jo vetëm për “hero jetëgjatë” për zgjedhjet e ardhshme në Serbi, i bëtë shërbim Vuciqit (edhe pse serbet janë popull me i zgjuar dhe do ta lexojnë dhe t’ia tregojnë vendin me votë ose siç dinë ata dhe e kanë dëshmuar me mbretër, president e kryeministra) por veriun e Kosovës e futë edhe në një kalkulimi të serbizimit siç pra pavarësisë, pa të drejtë ushtrimi të çfarëdo kontrolli më, në atë pjesë të territorit. 

Pyetja më e thjeshtë shtrohet se kush do ta kontrolloj atë zonë nëse duhet të zbatohet ligji? 

Përvojat e kaluara na tregojnë se janë dashur disa herë operacione pikërisht të Njësitë për Operacione Speciale, për ta vendosur ligjin, rendin dhe luftuar krimin e in formaliteti në atë pjesë të territorit të Kosovës. 

Jeni këshilluar gabim z. Kryeministër, pikërisht nga dishepujt tuaj politik që kanë bizneset e “bitkoinve” në atë pjesë, po ata që ju këshilluan gabim ta refuzoni projektin e gazit (në shkëmbim të rivitalizimit të blloqeve të skaduar të Obiliqit) që ofron Marrëveshja e Uashingtonit, për të cilën po bëni gabimin e radhës politik në dëm të Kosovës dhe të ardhës sonë si komb.

Lexo edhe

Video