Mos heqja e vizave nga BE-ja, temë debati nesër në Kuvend

Mos heqja e vizave nga BE-ja, temë debati nesër në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë nesër dy seanca plenare, njëra në orën 10:00 dhe tjetra në orën 11:00.

Ndërsa e para është vazhdim i seancës së mëhershme, pikë diskutimi në seancën e re plenare do të jetë mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim, por procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.


Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave. Edhe Parlamenti Evropian në prill të këtij viti ka dhënë pëlqimin e vet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Liberalizimi i vizave do të thotë lëvizje e lirë në zonën Schengen deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj) dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Schengen.

Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të liberalizimit të vizave, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës, shënim zyrtar në dosjen tuaj ku figuron shkelja dhe e fundit dhe ndalimi i hyrjes së Schengen në të ardhmen. Ky ndalim zakonisht vlen për tre deri në pesë vjet. Për më tepër, në rast se vërehet një numër i dukshëm i abuzimeve me të drejtën e udhëtimit pa vizë, atëherë BE mund të suspendojë liberalizimin e vizave për shtetin përkatës.

Lexo edhe

Video