Morina: Vendi do të ecë përpara me LDK e PShDK
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i PShDK-së, Zef Morina tha se gjatë takimit, biseduan për situatën politike dhe atë të sigurisë ne vend, për të cilën ka akuzuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje.

Morina u shpreh optimist se bashkë me LDK-në do fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, pasi siç tha ai, vendi do të shkojë në zgjedhje shumë shpejtë.

“Kosova nuk është në një situatë të mirë, shkaku i keqqeverisjes. Kjo qeveri, e cila tashmë po i bënë gati tre vjet, asgjë të mirë nuk i ka sjell vendit. Shpresojmë se në zgjedhjet që do vinë, LDK dhe PSHDK-ja do e bëjnë bashkë qeverinë dhe Kosova do ec përpara ashtu siç ka qenë në kohen e presidentit, Ibrahim Rugova", tha Morina.

Sipas Morinës, marrë parasysh punën e deri tanishme të kësaj qeverie, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Mes tjerash, Morina tha se në takim diskutuan edhe për sigurinë e vendit.

“Biseduam edhe për sigurinë në vend e cila është alarmante, nuk është e mirë. Rinia është duke ik çdo ditë nga ky vend, nuk shohin perspektivë. Kuadri, inteligjenca e Kosovës është duke ik nga vendi, falë situatës jo të mirë ekonomike, politike dhe sigurisë në vendin tonë”, tha mes tjerash Morina.

Morina tha se bashkë me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, do të arrijnë që të kthejnë situatën që i nevojitet Kosovës, atë drejt Bashkimit Evropian.

“Qëllimi ynë ishte bashkërendimi dhe bashkëpunimi me LDK-në. Partia Shqiptare Demokristiane ka qenë tradicionalisht bashkë me LDK-në. Kemi punuar së bashku dhe bashkërisht do arrijmë që do ta kthejmë situatën e cila i nevojitet Kosovës për një Kosovë drejt Bashkimit Evropian, jo një Kosovë që janë duke e udhëhequr me një orientim të turbullt nga kjo qeveri dhe institucionet e vendit”, përfundoi Morina./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024