Mongolia është e varur nga energjia, kjo është arsyeja pse dështoi në ekzekutimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër presidentit rus, Vladimir Putin i akuzuar për krime lufte në Ukrainë.
Kështu ka thënë zëdhënësi i qeverisë mongole në komentin e tij për Politico , transmeton Ukrinform.
Ai shtoi se "Mongolia ka mbajtur gjithmonë një politikë neutraliteti në të gjitha marrëdhëniet e saj diplomatike, siç tregohet në deklaratat e deritanishme."
Zëdhënësi i qeverisë së Mongolisë shtoi gjithashtu se vizita e Putinit është "në përputhje me precedentin historik të krerëve të shteteve që së bashku festojnë përvjetorin e fitores nga forcat sovjetike dhe mongole mbi Japoninë në Betejën e Khalkhin Gol në 1939."
Në mars 2023, Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë lëshoi një urdhër arresti kundër Putinit i akuzuar për dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse.
ICC deklaroi se vendi është i detyruar të përmbushë kërkesat e Gjykatës.