Momenti kur Mitrovic turpëron Hendersonin e Van Dijk brenda pak sekondave – video

Momenti kur Mitrovic turpëron Hendersonin e Van Dijk brenda pak sekondave – video

Gjiganti anglez, Liverpool, e nisi sezonin e ri të Premier Ligës në mënyrë jo të mirë, pasi që barazoi si mysafirë me skuadrën e Fulham.

Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Craven Cottage”, të dy skuadrat barazuan me rezultat 2:2, kështu duke arkëtuar pikët e para në këtë sezon, përcjell KosovaPress.

Kur pritej se Liverpooli do ta kishte të lehtë në këtë ndeshje, ishte Fulhami që tejkaloi pritshmëritë duke u treguar arrë tejet e fortë për skuadrën e Jurgen Klopp.

Njëri nga lojtarët më të mirë fushë ishe padyshim sulmuesi serb Alekandar Mitrovic, i cili shënoi dy gola kundër “Të Kuqve”.


Përveç golave, Mitrovic solli edhe probleme të tjera në fushë, ku gjatë një aksioni turpëroi kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson, e më pas edhe kolosalin e mbrojtjes, Virgil Van Dijk.

Ky moment është bërë tani viral nëpër rrjetet sociale, dhe atë e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video