Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe RB Leipzigut është i ftuar legjenda e Brazilit dhe futbollit botëror Ronaldinho.
Para nisjes së ndeshjes ai përshëndeti tifozët në tribuna dhe më pas u takua edhe me lojtarët në fushë, transmeton KosovaPress.
Njëri nga momentet më speciale të mbrëmjes ishte takimi i Ronaldinhos me yllin argjentinas Lionel Messi. Ish-sulmuesi i Barcelonës vrapon drejt Ronaldinhos sapo e sheh që ai ka zbarkuar në fushë.
Kujtojmë se Ronaldinho ishte pjesë e PSG-së në të kaluarën, ndërsa me Lionel Messin kishin luajtur së bashku në Barcelonë.
Ja momenti:
Messi and Ronaldinho linking up again.. this is too beautiful 😍 pic.twitter.com/SKffrBJpor
— J. (@MessiIizer) October 19, 2021