Momenti dramatik kur krerët e Arsenalit e kuptojnë se Aubameyang ishte në Barcelonë pa lejen e tyre – video

Momenti dramatik kur krerët e Arsenalit e kuptojnë se Aubameyang ishte në Barcelonë pa lejen e tyre – video

Momenti kur Arsenali e zbuloi se Pierre-Emerick Aubameyang kishte udhëtuar në Barcelonë pa kërkuar leje sezonin e kaluar, është zbuluar në një tjetër episod magjepsës të dokumentarit “Gjithçka ose Asgjë: Arsenali”.

Dokumentari i fundit nga “Amazon Prime” mbulon sezonin 2021/22 të Arsenalit nën udhëheqjen e trajnerit Mikel Arteta.

Një nga pikat më dramatike të sezonit erdhi në dhjetor kur Aubameyang iu hoq shiriti i kapitenit të klubit për arsye disiplinore, përcjell KosovaPress.

Reprezentuesi i Gabonit ishte përzënë nga skuadra pasi “Topçinjtë” kërkuan të gjenin një blerës për sulmuesin në afatin kalimtar të janarit.

Barcelona hyri në negociata me Arsenalin, por hezitoi të paguante një tarifë transferimi për Aubameyang, ku në vend të kësaj preferoi ta transferonte atë në një marrëveshje huazimi afatshkurtër.

Saga e transferimeve mori një kthesë dramatike kur Aubameyang u pa në aeroportin e Barcelonës, pavarësisht se nuk iu dha leja për të udhëtuar nga Arsenali.


Momenti u kap në episodin e pestë të “Gjithçka ose asgjë: Arsenal”. Në video, drejtori teknik i Arsenalit, Edu informohet se Aubameyang është parë duke mbërritur në aeroportin e Barcelonës në një përpjekje të dukshme për të detyruar një lëvizje te klubi katalanas.

Drejtori i operacioneve të futbollit të Arsenalit, Richard Garlick e pyet Edun: “Çfarë duhet të bëjë ai tani”?

Për të cilën braziliani përgjigjet: “Stërvitje”.

Aubameyang arriti qëllimin e tij që të siguroj transferimin te Barcelona pasi Arsenali ra dakord të ndërpresë kontratën e sulmuesit me pëlqim reciprok.

Ndërkaq, videon në fjalë e gjeni më poshtë.

@martoguy

He was meant to be training but went on a plane instead 🤔 #arsenal #allornothing #aubameyang #edu

♬ Doja – Central Cee

Lexo edhe

Video