Molliqaj fton partitë opozitare t’i bashkohen protestës kundër shtrenjtimit të rrymës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, sërish i ka ftuar tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK t’i bashkohet protestës së nesërme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.


Në një konferencë për medie, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Molliqaj tha se protesta do të jetë paqësore, por nuk mohoi mundësinë e aksioneve simbolike para ekzekutivit.

Ai tha se propozimi i ZRrE-së duhet të hidhet poshtë dhe për një gjë të tillë do të angazhohen vazhdimisht.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.