Molliqaj ftohet nga policia për pretendimet e rënies së Bllokut A3 dhe A5

Molliqaj ftohet nga policia për pretendimet e rënies së Bllokut A3 dhe A5

Kryetari i Parisë Socialdemokrate (PSD), Dradan Molliqaj thotë të jetë ftuar nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, kjo për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që ka ngritur në konferencën e së shtunë në lidhje me rënien e Bllokut A3 dhe A5.

Molliqaj u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë informata lidhur me këto dyshime që t’i a dorëzojnë dhe që të njëjtat, nesër do të dorëzohen në polici.

“Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5. Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë. Të gjitha informatat do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici. Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t’i shkojmë deri në fund”, ka shkruar Molliqaj në “facebook”.


Molliqja të shtunën në një konferencë për medie ka ngritur dyshime se rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe menaxhmentin e ri të KEK-ut. Për këto dyshime, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se i bazon në informacionet brenda KEK-ut.

Molliqaj po ashtu deklaroi se KEDS  është duke e shtirur energjinë në vendet e tjera.  

Nga KEDS po të shtunën në konferencën për medie u tha se zyra ligjore duke u marrë edhe me pretendimet e kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj se dy blloqe të KEK-ut janë prishur në mënyrë të qëllimshme nga KEDS-i, menaxhmenti i ri i KEK-ut dhe Qeveria e Kosovës.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi edhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) duke thënë se pretendimet e Molliqajt nuk qëndrojnë dhe janë shpifje.

Lexo edhe

Video