Mohoi masakrën në Reçak, Apeli konfirmon dënimin e Todosijeviq

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimin ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviqit, për deklaratën që mohon masakrën e kryer nga forcat serbe në Reçak. Shkalla e parë e ka dënuar Todosijeviqin me dy vjet burgim, njofton Klankosova. Ish-ministri Todosijeviq në vitin 2018 masakrën e Reçakut e kishte quajtur “trillim”.