Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për zëvendësimin e kandidatit të subjektit politik, Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, i cili ishte certifikuar si asamblist i zgjedhur për Kuvendin Komunal të Zveçanit. Ai është zëvendësuar me kandidatin e radhës nga i njëjti subjekt politik Marko Stefanoviq.
Humbja e mandatit ka ndodhur për shkak se Teodosijeviq është dënuar me vendim të formës së prerë prej 2 vitesh burgim, pasi i njëjti ka mohuar masakrën e Reçakut.
Florian Dushi, nga Këshilli për çështje ligjore në KQZ, tha se në fazën e certifikimit të kandidatëve për asambletë komunale nuk kanë pranuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ndonjë informatë se Todosijeviq ka ndonjë aktgjykim të formës së prerë.
“Pas një komunikimi të ri në këtë fazë që ka ndodhur nga ana e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Këshillit Gjyqësor kemi kuptuar që i njëjti ka qenë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë me datën 24.06.2021, pra vetëm disa muaj para zgjedhjeve. Prandaj, si Këshill për Çështje Ligjore kemi shqyrtuar mundësitë ose hapat që duhet ndërmarrë në këto raste dhe pas diskutimeve që ne kemi pasur kemi ardhur në një përfundim sipas të cilit, mbështetur edhe në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kemi vendosur që të njëjtin ta zëvendësojmë me kandidatin e radhës”, tha ai.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim. Kontakto [email protected]
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT 2002-2021
Marketing

Fibula Travel me oferta të volitshme për në…
- August 17, 2022

Birra Peja e dhezë atmosferën në Sunny Hill…
- August 13, 2022

Super ofertë në Hotel superluksoz vetëm me Fibula
- August 13, 2022
Lexo edhe
Video

Borrell: Sot nuk arritëm marrëveshje por bisedimet do…
- August 18, 2022

Borrell në konferencë për media
- August 18, 2022

Afishet e “Brigadës veriore”, Musliu: Përpjekje e kriminelëve…
- August 18, 2022
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.