Modriç përditëson lajmet mbi të ardhmen e tij dhe Ramosit në Real Madrid

Modriç përditëson lajmet mbi të ardhmen e tij dhe Ramosit në Real Madrid

Luka Modric thotë se bisedimet me Real Madridin mbi një kontratë të re po “shkojnë në një drejtim të mirë”.

Marrëveshja e yllit të Kroacisë skadon në fund të sezonit, por raportet kanë pohuar se ekziston një marrëveshje për një zgjatje të kontratës edhe për një vit.

Fituesi i Topit të Artë më 2018, tani 35 vjeç, ka shijuar një fushatë të shkëlqyer për Madridin pas dyshimeve të hershme nëse kthimi i Martin Odegaard mund të kufizonte përfshirjen e tij.

Nga mesfushorët e Madridit këtë sezon, askush nuk ka shënuar më shumë gola sesa Modric (katër), ndërsa vetëm Lucas Vazquez dhe Toni Kroos kanë krijuar më shumë raste shënimi të golave ​​(30), përcjell KosovaPress.


Përpara përplasjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës me Athletic Club, Modric sugjeroi se i ka mbetur shumë për të dhënë në futboll dhe se mund të luajë edhe më tutje në kryeqytetin spanjoll.

“Nuk mund të them shumë. Unë jam duke folur me klubin dhe gjithçka po shkon në një drejtim të mirë,” tha ai për bisedimet e tij të kontratës.

“Unë nuk kam ndryshuar asgjë në veçanti. Unë jam duke punuar shumë jashtë trajnimit, kam të njëjtën dëshirë për të konkurruar, vitet nuk janë aspak problem.”

E ardhmja e Sergio Ramos është po aq e paqartë dhe Modric nuk ishte i gatshëm të ofrojë ndonjë të re rreth planeve të kapitenit.

“Unë nuk mund të pozicionohem në krah të askujt,” tha ai. “Sergio është shoku im dhe unë dua më të mirën për të, që ai të jetë i lumtur. Është mes tij dhe klubit. Unë nuk mund të përfshihem.”, tha mesfushori kroat.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: