Moderna shpërndan 100 milionë doza vaksine për SHBA deri në fund të marsit

Moderna shpërndan 100 milionë doza vaksine për SHBA deri në fund të marsit

Kompania farmaceutike Moderna është në rrugën e duhur për të shpërndarë 100 milionë doza të vaksinës COVID-19 në Shtetet e Bashkuara deri në fund të marsit, dhe 200 milionë doza të tjera deri në fund të qershorit, u njoftua sot nga selia e asaj kompanie

Moderna deri më tani ka siguruar 30 milionë doza për Shtetet e Bashkuara, shtohet në njoftim, i cili u transmetua nga NBC News.


Kjo vaksinë është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për përdorim urgjent, si dhe nga organi rregullator shëndetësor i Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe Kanada.

Dje, Moderna tha se do të përmirësonte vaksinën në mënyrë që të ishte më efektive kundër llojeve të reja të COVID-it.

Lexo edhe

Video