Moderna njofton mbi sulmin kibernetik: Rrezikohen dokumentet për vaksinën

Moderna njofton mbi sulmin kibernetik: Rrezikohen dokumentet për vaksinën

Kompania Moderna njoftoi se disa dokumente në lidhje me paraqitjen e vaksinës së tyre kundër COVID-19 për aprovim u ekspozuan në një sulm hakerësh javën e kaluar.

Në fakt, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ishte shënjestra e një sulmi kibernetik dhe, ndër të tjera, kriminelët arritën disa dokumente në lidhje me vaksinën Moderna.


EMA, e cila miraton barnat dhe vaksinat për Bashkimin Evropian, tha në fillim të këtij muaji se serverët e tyre ishin sulmuar, dhe përveç Moderna, dokumentet nga Pfizer dhe BioNTech, të cilat gjithashtu po zhvillojnë një vaksinë koronavirus, u rrezikuan.

Moderna tha se, përkundër sulmit, tani për tani, nuk duket se identiteti i ndonjë pjesëmarrësi në testimin e vaksinës është rrezikuar.

Lexo edhe

Video