Modelja e njohur kërcënohet me vdekje nga një 24-vjeçar

Modelja e njohur kërcënohet me vdekje nga një 24-vjeçar

Kendall Jenner është kërcënuar me vdekje nga një 24-vjeçar.

Modelja e ka paraqitur rastin në gjykatë dhe ka kërkuar që të mbrohet profesionalisht pas kërcenimeve nga i riu me emrin, Mike Bowker.

“Supermodelja pretendon se një detektive e Departamentit Policor të Los Angeles-it i tregoi asaj për planin e supozuar të Bowker-it. Ajo ka rrëfyer se policia i tha se Bowker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten”, sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga prestigjozia “TMZ”.


Jenner ka thënë se policia i ka treguar se Bowker po qëndron i mbyllur në një spital psikiatrik, por që së shpejti mund të dal nga aty.

Ndonëse nuk e ka takuar asnjëherë, modelja tregon se ka shumë frikë nga kërcenimet me vdekje që po i bën Mike Bowker.

Gjykatësi ka lëshuar një urdhërarrest dhe ka kërkuar që 24-vjeçari të qëndroj 100 metra larg Kendall.

Lexo edhe

Video