MKRS rrit mbështetjen ndaj federatave sportive në Kosovë

MKRS rrit mbështetjen ndaj federatave sportive në Kosovë

Sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë zhvilluar disa takime, ku edhe u nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe me 36 federata sportive.

Vetëm përmes memorandumeve vjetore, MKRS mbështet KOK-un, federatat e sportit dhe Komitetin Paralimpik me mbi 3.7 milionë euro, përcjell KosovaPress.

Nga memorandumet e reja të nënshkruara sot, KOK-u do të përkrahet me 680,000 euro, ndërsa Komiteti Paralimpik me një shumë prej 100,000 eurosh.


Ndërkaq, shuma e memorandumeve për federata është përcaktuar në bazë të koeficientit të KOK-ut nga kategorizimi i federatave dhe vlerësimit të kategorisë nga MKRS-ja.

Koeficienti i pikës për federatat e kategorisë A është rritur në 2,200 euro, ndërsa për kategorinë B do të jetë 1,500 euro.

Federatat e kategorisë C janë vlerësuar me koeficient të pikës prej 1,200 euro, ndërsa për kategorinë D është rritur në 1,000 euro.

Po ashtu, përveç mbështetjes së federatave, do të ketë edhe përkrahje të sportistëve, trajnerëve dhe shpresave olimpike në bazë të kategorizimit të KOK-ut.

Lexo edhe

Video