Mjet shpërthyes, pushkë dhe 536 fishekë sekuestrohen nga policia në një shtëpi në Prishtinë

Mjet shpërthyes, pushkë dhe 536 fishekë sekuestrohen nga policia në një shtëpi në Prishtinë

Një pushkë  gjysmë automatike, një pushkë ajrore, 536 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Tre karikatorë të armës dhe një mjet shpërthyer janë sekuestruar nga policia në një shtëpi në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se në vend të ngjarjes kanë qenë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i, të cilët kanë tërhequr mjetin shpërthyes nga lokacioni.

E gjithë bastisja në kësaj shtëpie ka ndodhur në mesditën e së enjtes.


“Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e  të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, një pushkë ajrore, pesëqind e tridhjetegjashtë (536) fishek të kalibrave të ndryshëm, tre karikatorë të armës dhe një mjet shpërthyes”, kanë treguar nga policia.

Siç kanë raportuar nga policia, lidhur me rastin nuk ka të arrestuar dhe se lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it të cilët në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes e kanë tërhequr nga ai lokacion. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: