Mjekët shqiptarë në Evropë: Vaksinohuni të mbroni veten dhe të tjerët

Mjekët shqiptarë në Evropë: Vaksinohuni të mbroni veten dhe të tjerët

Mjekët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, kanë ndarë një mesazh ndërgjegjësimi mbi procesin e vaksinimit kudo në botë.

Për këtë nismë foli në A2, mjekja onkologe në Zvicër, Elona Cekani.


“Ne zgjodhëm të vaksinohemi që të mbrojmë veten, të mbrojmë të tjerët, t’ju mbrojmë edhe ju. Ne jemi një grup mjekësh, që në fillim të pandemisë u bashkuam me një shtëpi marramendëse dhe tashmë një grup prej rreth 6 mijë personash. Ideja ishte që ne të ofronim informacion në kohë reale. Kjo nisi kryesisht për mjekët në fillim, ndërsa më pas edhe për qytetarët”, tha ajo.

Më tej, mjekja shqiptare theksoi se duhet të vaksinohemi që të marrim frymë dhe të kthehemi në jetën normale.

“Ne e pamë të arsyeshme që të bënim një video për këtë. Teoritë konspirative përhapen shumë shpejt. Për fat të keq shkenca shpesh herë nuk ka zë. Ne duam të nxirrnim fytyrat tonë për të thënë se dhe ne jemi si ju. Për fat të mirë nuk janë bashkuar vetëm mjekët në këtë video, por edhe personazhe të njohur”, u shpreh Cekani.

Lexo edhe

Video

error: