Mjaft u ankuat për kolegët e punës prapa shpinës së tyre, në vend të kësaj bëni diçka

Mjaft u ankuat për kolegët e punës prapa shpinës së tyre, në vend të kësaj bëni diçka

Të flasësh për dikë ose të gjithë kur ata persona nuk janë të pranishëm është diçka e zakonshme ne vendet e punës. Përderisa udhëheqësit dhe ekipi mund ta konsiderojnë këtë shprehi si diçka të pafajshme ose si “bisedë rreth vendit të punës”, kjo është një formë e thashethemeve.

Autorët, Nancy Kurland dhe Lisa Hope Pelled, i kanë përkufizuar thashethemet si “Bisedë joformale në një organizatë, zakonisht mes disa individëve, rreth ndonjë anëtari tjetër të asaj organizate i cili nuk është i pranishëm”. Duke u bazuar në këtë fjali mund ta vëreni sesa shpesh keni marrë pjesë thashetheme dhe keni kontribuar në efektet e dëmshme të tyre.

Si për shembull, prishja e besimit, lëndimi i ndjenjave, dëmtimi i reputacionit, reduktimi i besueshmërisë personale dhe profesionale, nxitja e energjisë së keqe, denigrimi i moralit etj.

Psikologu hulumtues, Peggy Drexler, ka shkruar se: “antropologjistët thonë që gjatë gjithë historisë njerëzore, thashethemet kanë qenë një mënyrë për t’u lidhur me të tjerët, apo si mjet për t’i izoluar ata të cilët nuk e përkrahin grupin”.

Thashethemet janë gjithashtu një mjet për të shfryrë për ata që ngurrojnë të japin reagime të drejtpërdrejta ose të kenë biseda të vështira me kolegët e tyre. Pothuajse të gjithë e dinë se, këto lloj bisedash bëhen, por pak prej tyre kanë njohuri sesi t’i menaxhojnë ato, kur gjenden në një mjedis të tillë, apo kur përballen me to.

Duke folur me këdo, të gjithë, apo edhe një person për një koleg tjetër, i cili nuk është atje për të dëgjuar reagimet, për të dhënë këndvështrimin e tij ose të saj dhe për t’u angazhuar në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, ju i minoni përfitimet e një marrëdhënieje të hapur, të sinqertë dhe kulturë e pasur me reagime.

Duke marrë parasysh sa e kënaqshme është të jesh i drejtë, sa të tunduar jemi që të shmangim dhënien e reagimeve të drejtpërdrejta dhe të kemi biseda të vështira, dhe sa shpesh kërkojmë konfirmim për atë që tashmë besojmë, mund të jetë e vështirë të heqësh dorë nga zakoni i përfshirjes në thashetheme – si nxitësi ose marrësi. Sidoqoftë, ka disa strategji për t’ju ndihmuar ju dhe ekipin tuaj të ndaloni përfshirjen në diçka kaq të gabuar që duket aq e drejtë:


Emëroni atë!

Fillimisht quani “thashethemet” thashetheme! Nëse po merrni pjesë në biseda të tilla veçanërisht nëse qëllimi është të konfirmoni përvojën tuaj, në vend që të merrni zgjidhje konstruktive – atëherë ju po merrni pjesë në thashetheme. Nëse thërrisni dikë, shumica e njerëzve do të tërhiqen kur dëgjojnë një koleg të thotë: “Kjo tingëllon si thashetheme. Është kjo ajo që keni menduar? ” Së dyti, drejtojeni bisedën duke pyetur: “Si mund t’ju ndihmoj të merrni një rezultat më të mirë?” Angazhohuni vetëm në stërvitje, të gjeni ide dhe biseda për zgjidhjen e problemeve! Pra, jo prej atyre që nxisin probleme.

Pyesni veten dhe të tjerët pse ju duhet konfirmimi i të tjerëve rreth ndonjë shprehie që e keni vërejtur te një person i tretë!

Nëse duhet t’i gjykoni ndjenjat tuaja, ta konfirmoni që keni të drejtë, ose të mbështetni për mënyrën sesi po i shihni gjërat, mos e sillni dikë tjetër në bisedë! Por nëse është që ta kuptoni sesi mund të kontribuoni në dinamikën e problemit, të gjeni një zgjidhje që do t’iu ndihmojë, ose të dëgjoni diçka tjetër për hulumtimin tuja të mëtutjeshëm rreth një çështjeje, këtë herë mund ta bëni.

Bëni njerëzit ta kuptojnë që nëse kanë ndonjë problem me ty, ta thonë ty fillimisht!

Bëni kolegët të mendojnë se çfarëdo që kanë ndonjëherë ta zgjidhin atë problem me ju fillimisht. Madje, edhe nëse dikush fillon të ankohet dikush për dikë tjetër, thuaj “I ke treguar atij/asaj?”

Krijoni një mjedis rreth jush të pasur me komunikim

Sa më shumë që normalizoni reagimet – pozitive dhe negative, dhe dhënien dhe marrjen – aq më pak ka mundësi që njerëzit të kërkojnë mjete alternative për të shprehur frustrimet dhe shqetësimet e tyre. Në vend që t’i “kurseni” reagimet për rishikimet vjetore të performancës, bëni diskutime për atë që dikush bëri mirë dhe atë që ai ose ajo mund të bëjë ndryshe, një pjesë e çdo takimi mbikëqyrës ose përmbledhje projekti. Dhe sigurohuni që t’u jepni njerëzve reagime pozitive kur ata ofrojnë reagime veçanërisht të dobishme, edhe nëse është e vështirë të dëgjohen./Akademi Pune

Lexo edhe

Video

error: