Mitrovicë, në dy raste të ndryshme sekuestrohen tri armë zjarri

Mitrovicë, në dy raste të ndryshme sekuestrohen tri armë zjarri

Njësitet policore në jug të Mitrovicës, gjatë natës, brenda një periudhe të shkurtër kohore në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar tri armë zjarri.


Sipas Policisë, në rastin e parë i cili ka ndodhur rreth orës 00:02 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë, ku pas pranimit të informacionit për të shtëna, polica ka identifikuar lokacionin ku i dyshuari në një aheng familjar kishte shtënë me armë, nga i njëjti është sekuestruar arma e llojit pistoletë me një fishek.

“I dyshuari, A. R, 34 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. Ndërsa në rastin e dytë të  raportuar për të shtëna rreth orës 00:15 në rrugën “Morava” në Mitrovicë, njësitet përkatëse policore kanë reaguar me urgjencë me ç’ rast në vendin e ngjarjes fillimisht kanë identifikuar njërin nga të dyshuarit F. Xh., 32 vjeçar, nga i cili është sekuestruar një  pistoletë me shtatë fishek,. Si rezultat i hetimeve të para policia në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe gëzhoja tjera të cilat ishin indikacion i  identifikimit të edhe një personi tjetër të dyshuar për të shtëna në të njëjtin lokacion, ku nga i dyshuari R. I., 67 vjeçar, është sekuestruar një armë pushkë automatike AK 47, me tre fishek. Nga  hetimet e para bëhet e ditur se dy të dyshuarit pas  një mosmarrëveshje kanë shtënë me armë në ajër. Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. Ndërsa pas  intervistimit dhe procedurave të nevojshme me urdhër të prokurorit të rastit  tre  të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video